Sfida 60 sekondëshe: Elijona e ‘falimenton’ Klodin me blerje

Një sfidë blerjesh në Sephora ka marrë një kthesë mjaft interesante për Klodin dhe Elijonën.

Ai i dha asaj saktësisht një minutë kohë për të zgjedhur çfarëdo produkti që dëshironte brenda në dyqan, duke marrë përsipër të paguante të gjithë faturën në fund. Sapo nis numërimi mbrapsht, Elijona fillon të mbledhë me shpejtësi produktet e preferuara nëpër rafte. Pas përfundimit të 60 sekondave, shporta nuk dukej aq e mbushur sa për të shkaktuar panik, dhe Klodi u shfaq paksa i qetësuar se faturimi nuk do të ishte i lartë.

Mirëpo, befasia e vërtetë erdhi tek arka. Shuma fillestare prej 150 eurosh për atë minutë blerje e la Klodin disi të habitur. Teksa ai po tregonte reagimin e tij rreth faturës, në bisedë u përfshi edhe punëtorja e arkës. Ajo i doli në krah Elijonës, duke iu drejtuar Klodit në anglisht me fjalët: “Ke një vajzë të bukur, mendoj se ajo meriton më shumë.” Ky koment i drejtpërdrejtë e la atë pa fjalë, por llogaria nuk ishte mbyllur me kaq.

Në pjesën e fundit të videos, Elijona pranon se nuk ishte mjaftuar vetëm me produktet e mbledhura gjatë sfidës. Ajo zbulon para kamerës se, pas përfundimit të kohës, kishte shtuar edhe dy produkte të tjera nga marka Charlotte Tilbury, duke i faturuar edhe 140 euro shtesë.

E gjithë kjo blerje spontane i kushtoi në total plot 290 euro. Teksa ai mban dorën në zemër si me shaka nga llogaria e papritur, Elijona shfaqet shumë e kënaqur me produktet që arriti të siguronte. /Prive By Liberta Spahiu/

@klodianmihaj Shyqyr nuk e ka njoft mire sephora ne munchen 😂 🏃‍♀️ 💸 @Elijona Binakaj #fyp #klodi #boyfriendpov #shqip #sephora ♬ original sound – klod

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*