Nëse ‘Toney’ ju ka shkruar në Instagram, mos bini pre e mashtrimit t’i ktheni përgjigje

Ish-banori i edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, Toney, po përballet sërish me probleme serioze në rrjetet e tij sociale.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në InstaStory, ai ka bërë të ditur se mëngjesim e sotëm llogaria e tij zyrtare në Instagram ka rënë pre e hakerave.

Toney ka paralajmëruar të gjithë ndjekësit e tij që të kenë kujdes të shtuar nëse kanë marrë ndonjë mesazh nga adresa e tij gjatë ditës së sotme, duke theksuar se personat që kanë marrë kontrollin kanë shpërndarë linke të dyshimta.

“Nëse keni marrë ndonjë mesazh nga profili im sot, ju lutem injorojeni. Më është hakuar Instagrami dhe mesazhet nuk janë dërguar nga unë. Ju lutem mos klikoni në asnjë link që mund t’ju ketë ardhur. Faleminderit!”, shkruhet në mesazhin e tij.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Toney ka probleme të kësaj natyre me platformën Instagram.

Edhe përgjatë kohës sa ai ishte brenda BBVK, llogaria e tij zyrtare ishte mbyllur dhe kishte qëndruar jashtë funksionit për një kohë të gjatë. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*