Moza gati për muzikë! Konfirmon bashkëpunimin me këngëtaren e njohur shqiptare

Fituesja e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, shkrimtarja dhe autorja e njohur Mimoza Ahmeti, ishte mbrëmjen e kaluar e ftuar në televizionin Vizion Plus.

Në një intervistë përballë gazetares Pranvera Borkaj, ajo ka ndarë emocionet dhe ka folur gjerësisht për eksperiencen e saj unike brenda fermës.

Gjatë bisedës, Moza zbuloi se ofertat për bashkëpunime muzikore nuk i kanë munguar pas daljes nga formati, duke përmendur dy emra të njohur: këngëtaren Tayna dhe mikun e saj, ish-fermerin Bujaka.

“Jam shumë e lumtur që Tayna ka shprehur dëshirën që të bëjë një bashkëpunim muzikor me mua dhe jam jashtëzakonisht e lumtur,” tha ajo.

Megjithatë, ajo sqaroi me humor se ekziston një “radhë” që duhet respektuar.

“Kur më tha Bujaka, i thashë ‘prit’ se Tayna më ka kërkuar e para,” përfundoi fituesja e “Ferma VIP 3”, duke lënë të kuptohet se projektet e reja muzikore pritet të vijnë së shpejti. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*