Rinori dhe Njomza godasin me blerjen e re, shtojnë një “makinë” super luksoze në garazhin e tyre!

Çifti tejet i dashur i rrjeteve sociale, Rinori dhe Njomza, kanë arritur një tjetër moment të rëndësishëm dhe kësaj radhe kanë vendosur ta festojnë suksesin e tyre me një stil vërtet të madh.

Ata sapo kanë tërhequr çelësat e makinës së tyre më të re, dhe bëhet fjalë për asgjë më pak se një BMW X7 40d Individual ngjyrë të zezë, një mjet që padyshim rrezaton luks, elegancë dhe fuqi absolute në çdo detaj të tij.

Përmes një postimi të fundit në llogarinë e tyre në Instagram, ku shfaqen mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur pranë makinës së re, dyshja ndau emocionet e mëdha me ndjekësit duke lënë një mesazh frymëzues. “Ëndërro. Beso. Puno. Arrij. Gjithçka fillon në kokën tënde,” shkruajnë ata, duke dëshmuar edhe një herë se puna e palodhur dhe vizioni i qartë gjithmonë shpërblehen me rezultate të tilla.

Marrja e kësaj blerjeje super luksoze u shoqërua edhe me një urim shumë të veçantë të personalizuar, i cili ishte shfaqur në ekranin e madh të sallonit të makinave. Urimi ishte i shkruar si në gjermanisht ashtu edhe në gjuhën shqipe, duke u dëshiruar atyre udhëtim të mbarë me mjetin e ri që dihet se kap vlera të majme në tregun e automjeteve.

Kjo lëvizje tregon qartë se Rinori dhe Njomza po shijojnë në maksimum frytet e suksesit të tyre të vazhdueshëm në platformat dixhitale. Me një makinë kaq të fuqishme dhe komode, jemi të sigurt që udhëtimet dhe vlogjet e tyre të radhës do të jenë po aq tërheqëse sa edhe vetë përmbajtja që ata krijojnë çdo ditë për publikun. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*