Ish-banori shumë i përfolur i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Azem Gagica, i ka befasuar të gjithë me lëvizjen e tij të fundit.
Pas përfundimit të aventurës televizive dhe suksesit me filmin “ADN”, ai i është rikthyer zyrtarisht shërbimit ushtarak në Zvicër gjatë këtij viti. Kjo u bë e ditur përmes postimeve në rrjetet sociale ku ai shfaqet me uniformë ushtarake dhe plotësisht i fokusuar në detyrë, siç kuptohet në këtë video të cilën ai e publikoi së fundmi në profilin e tij në TikTok.
Ndryshe nga shumë ish-konkurrentë të tjerë që zgjedhin të mbajnë vëmendjen me çdo kusht përmes skandaleve apo daljeve të pandërprera televizive, Azemi ka zgjedhur një rrugë krejtësisht tjetër. Përkundër vëmendjes së jashtëzakonshme dhe mbështetjes së madhe që mori nga publiku pas daljes nga shtëpia e famshme, ai ka vendosur të ruajë një profil mjaft të ulët dhe pa zhurmë mediatike. Jeta e tij ka qenë e përqendruar tërësisht larg dramave dhe intrigave të shoëbizzit, duke refuzuar të përfshihet në debatet virtuale që zakonisht pasojnë formate të tilla.
Së fundmi, angazhimi i tij kryesor ka qenë rikthimi në rutinën e tij të mëparshme në Zvicër, duke iu përkushtuar punës, jetës private dhe tanimë përmbushjes së detyrimeve ndaj shtetit zviceran. Ky vendim për të veshur sërish uniformën tregon qartë se për të, disiplina dhe jeta reale kanë shumë më tepër rëndësi se fama e përkohshme apo klikimet në rrjetet sociale.
Zgjedhja e tij për të vazhduar përpara me kokën ulur dhe me angazhime konkrete po vlerësohet shumë nga ndjekësit, duke e konfirmuar si një djalë me këmbë në tokë që po vazhdon rrugëtimin e tij fiks ashtu siç u prezantua në fillim. /Prive By Liberta Spahiu/
@azem.gagica #fyp #militarylife ♬ original sound – The Favourites.

Leave a Reply