‘Takim me ty’, Bia i jep përgjigjen që s’pritej ndjekësit

Pas pjesëmarrjes së saj në këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa është bërë mjaft e afërt me publikun shqiptar.

Me karakterin e saj pa komplekse dhe natyrën e drejtpërdrejtë, ajo ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e audiencës, e cila tashmë e ndjek me interes të madh çdo lëvizje të saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ish-banorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet dhe ngacmimet e shumta. Një prej ndjekësve i ka shprehur hapur dëshirën për të pasur një takim me të, duke i shkruar:

“Dua një takim me ty, zemër”.

Përgjigjja e Bies ka qenë plot vetëbesim dhe në stilin e saj karakteristik që jemi mësuar ta shohim gjithmonë.

“Normal që dëshiron mjaltë. Unë jam Bia Khalifa”, ka qenë reagimi i saj, duke treguar edhe një herë se e vlerëson shumë veten dhe statusin e saj. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*