Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, ka zgjedhur Katarin për të kaluar disa ditë pushimi gjatë kësaj periudhe të nxehtë.
Ajo po shijon udhëtimin në shoqërinë e miqve të saj, ndërsa nuk kanë munguar as postimet në rrjetet sociale. Efi ka ndarë disa fotografi nga Katari, ku është shfaqur me stil të thjeshtë, por tejet elegant.
Pamjet e publikuara kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vlerësuar natyralitetin dhe thjeshtësinë e saj. Me paraqitjen e kuruar dhe buzëqeshjen karakteristike, Efi ka arritur sërish të marrë vëmendjen e publikut.





Leave a Reply