Prej kohësh, rrjetet sociale dhe mediat kanë zier nga aludimet për një romancë të mundshme mes Butrint Imerit dhe një emri shumë të njohur të kinematografisë turke, Su Burcu Yazgı Coşkun. Deri më tani, gjithçka kishte mbetur vetëm në kuadrin e thashethemeve pa prova konkrete vizuale, duke i lënë fansat kuriozë nëse bëhej fjalë për një miqësi të thjeshtë apo diçka më shumë.
Megjithatë, dyshimet e fundit pothuajse janë konfirmuar. Vetëm pak ditë më parë, aktorja e bukur me prejardhje shqiptare ka qenë e pranishme në eventin privat të Butrintit, i cili u organizua në nder të lansimit të albumit të tij më të ri. Prania e saj në këtë festë kaq përzgjedhëse ngriti menjëherë pikëpyetje të mëdha.
Sikur të mos mjaftonte prania e saj në festë, lëvizja e tyre e fundit në rrjetet sociale i ka vënë vulën gjithçka. Siç shihet qartë Butrinti dhe Su Burcu tashmë kanë shkëmbyer “follow” me njëri-tjetrin në Instagram.
Ky detaj nuk u ka shpëtuar syve të mprehtë të ‘Prive By Liberta Spahiu’. Prania e aktores në festën e tij private dhe ky “follow” i ndërsjellë në rrjetet sociale janë dëshmuesit më të mirë se ku ka tym, ka edhe zjarr. Mbetet të shihet nëse dyshja do të dalë së shpejti me një deklaratë publike për të zyrtarizuar atë që tashmë po përflitet kudo. /Prive By Liberta Spahiu/



Leave a Reply