Zbulohet çka po vjen nga Brikena, në të ka ‘gisht’ ish-fermeri i Ferma VIP

Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania po e provon veten në tregun muzikor.

Bëhet fjalë për Brikenën, e cila krahas angazhimit të saj të rregullt në panelin e Top Arena, ka kaluar kohë edhe në studiot e regjistrimit.

Ajo tashmë ka përfunduar këngën e saj të parë, e cila është realizuar nga Adioni, ish-konkurrenti i Ferma VIP.

Sipas informacioneve tona, Brikena po e merr mjaft seriozisht këtë projekt dhe ka planifikuar ta sjellë atë të vizualizuar edhe me një videoklip.

Gjatë programit “Të guximshmit”, ajo zbuloi se premierën e këngës do ta bëjë pikërisht në Top Arena, një detaj interesant ky, duke qenë se aty gjendet çdo natë edhe ish-partneri i saj, Mateo.

Mbetet për t’u parë se si do të pritet debutimi i saj i parë në muzikë. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*