Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, feston sot një përvjetor të rëndësishëm në jetën e tij. Ai ka mbushur plot 35 vite jetë, një moment të cilin ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale përmes mesazheve plot humor dhe nostalgji.
Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, Getinjo ka publikuar një selfie të shkrepur një ditë më parë në një ambient të hapur me palma.
Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, Getinjo ka publikuar një selfie të shkrepur një ditë më parë.
Ai ka përdorur filtrin e njohur të rrjeteve sociale që llogarit me saktësi kohën, duke shkruar me humor: “Gëzuar për mbijetesën prej 34 vitesh, 11 muajsh, 30 ditësh, 20 orësh, 56 minutash dhe 26 sekondash në këtë planet të çuditshëm”.
Me të hyrë mesnata, urimet e shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e tij kanë vërshuar në drejtim të reperit. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e ka marrë urimi i vëllait të tij, Mozzik.
Mozzik ka ndarë një foto mjaft të ëmbël nga fëmijëria e tyre, ku të dy vëllezërit shfaqen të përqafuar.
Urime edhe nga ne për Getinjon! /Prive By Liberta Spahiu/


Leave a Reply