Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë koncertit të Yll Limanit, të mbajtur mbrëmjen e së premtes në Tiranë.
Teksa performonte përpara mijëra fansave, këngëtari ndërpreu papritur koncertin pasi vuri re një situatë të paqartë në turmë.
I shqetësuar për atë që po ndodhte, ai kërkoi menjëherë ndërhyrjen e stafit të sigurisë për të verifikuar gjendjen.
“Siguria juaj është e rëndësishme”, dëgjohet të thotë artisti, ndërsa ndal performancën dhe orienton vëmendjen drejt zonës ku ishte krijuar incidenti.
Pas kërkesës së tij, pjesëtarët e sigurisë u afruan për të parë nga afër situatën, ndërsa për disa minuta koncerti u ndërpre. Në ato momente, Ylli Limani u largua përkohësisht nga skena deri në sqarimin e asaj që po ndodhte mes pjesëmarrësve.
Për shkak të numrit të madh të të pranishmëve, ende nuk është bërë e qartë se cili ishte shkaku i incidentit që solli reagimin e menjëhershëm të këngëtarit.
Megjithatë, pas ndërhyrjes së sigurisë dhe normalizimit të situatës, koncerti vijoi pa probleme të tjera, me Yll Limanin që u rikthye në skenë për të vazhduar performancën para publikut të shumtë.

Leave a Reply