Pas martesës, ky është vendi ku do të jetojnë Dua dhe Callum

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë marrë një vendim të rëndësishëm që do të ndryshojë rrjedhën e jetës së tyre, vetëm pak ditë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre për herë të dytë në një ceremoni madhështore në Itali. Çifti i ri, i cili aktualisht jeton në Londër, ka vendosur të zhvendoset në Amerikë për të paktën shtatë muaj.

Ky vendim vjen për shkak të angazhimeve të ngjeshura profesionale të aktorit Callum Turner, i cili pritet të nisë xhirimet e dy filmave të rinj radhazi në SHBA. Turner, i cili përflitet gjerësisht si një nga favoritët kryesorë për të luajtur rolin e ardhshëm të James Bond, do të luajë fillimisht në një ribërje të filmit horror Possession krahas aktores Margaret Qualley. Menjëherë pas këtij projekti, ai do të interpretojë në filmin me tematikë bejsbolli The Comebacker, ku do të luajë krah yllit të Hollywood-it, Tom Hanks, në rolin e një lojtari të suksesshëm jeta e të cilit përmbyset pas një lëndimi të rëndë në kokë.

Dasma madhështore prej 1.5 milionë paundësh në Sicili

Zhvendosja në SHBA pason atë që po konsiderohet gjerësisht si “dasma e vitit në botën e showbiz-it”. Këngëtarja 30-vjeçare dhe aktori 36-vjeçar organizuan një festë përrallore treditore fundjavën e kaluar në Palermo, kryeqendrën e Sicilisë.

Me një kosto të raportuar prej rreth 1.5 milionë paundësh, eventi mblodhën emrat më të mëdhenj të artit dhe modës botërore. Ndër të ftuarit VIP ranë në sy Charli XCX, Mark Ronson, Tove Lo dhe ikona e modës Donatella Versace. Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte performanca e legjendës së muzikës, Sir Elton John, i cili luajti në piano për çiftin. Dua Lipa shkëlqeu me dy fustane të ndryshme nusesh dhe festa thuhet se zgjati deri në orën 6 të mëngjesit.

Ceremonia e parë sekrete në Londër

Përpara festës madhështore në Itali, dyshja kishte kryer tashmë celebrimin ligjor në një ceremoni shumë private dhe të thjeshtë në Londër. Ata zgjodhën sallën e njohur të komunës Old Marylebone Town Hall, një vend ky tradicionalisht i preferuar nga yjet e tjerë britanikë si Liam Gallagher, Paul McCartney, Ringo Starr dhe Jude Law. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*