Ky është destinacioni i zgjedhur nga Adri e Iliriana për pushime

Adri dhe Iliriana kanë nisur zyrtarisht pushimet, duke shfrytëzuar ditët e qeta të qershorit për t’u karikuar.

Para se të nisë fluksi i madh i sezonit të dasmave dhe koncerteve që i pret çdo verë, çifti i njohur ka gjetur pak kohë për veten në bregdetin grek.

Ata kanë zgjedhur Pargën si destinacionin e tyre për këtë arratisje të shkurtër, një lëvizje goxha ndryshe nga zgjedhja e tyre e vitit të kaluar.

Nëse vjet i pamë të shijonin rërën e oqeanit në Zanzibar, këtë herë dyshja ka preferuar të mbetet më afër shtëpisë, duke shijuar peizazhin e detit Jon.

Ka qenë vetë Iliriana ajo që ka përditësuar ndjekësit në Instagram me disa momente nga ky udhëtim i shpejtë.

Përmes postimeve në Instastory, ajo ndau pamje nga plazhi ku po qëndrojnë, ku bien në sy detajet verore, shezlongët plot ngjyra dhe natyra e qetë që i rrethon.

Përveç bregdetit, ajo postoi edhe një shkrepje panoramike të qytetit nga lart, duke dëshmuar se po e shijojnë në maksimum këtë periudhë.

Kjo pauzë ngjan fiks si një “qetësi para stuhisë”, pasi shumë shpejt axhenda e tyre do të jetë e mbushur plot me data të rezervuara nëpër ahengje.

Adri dhe Iliriana po shfrytëzojnë çdo moment relaksi para se t’i rikthehen netëve të gjata të muzikës live.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*