Londrimi lanson albumin, skena ‘hot’ me Dolcen në njërin nga klipet

Londrimi ka lansuar plotësisht sonte projektin e tij më të ri, EP-në të titulluar “El Divo”, i cili përmban gjithsej pesë këngë të reja.

Rrugëtimi i këtij mini-albumi nisi javë më parë. Kënga e parë e projektit, “Afterparty”, u lansua rreth dy javë më parë si një paralajmërim, ndërsa katër këngët e tjera – “Bonasera”, “Ngom”, “Falma” dhe “My Baby” – janë publikuar të gjitha rresht gjatë orëve të fundit të mbrëmjes së sotme.

Ashtu siç kishte paralajmëruar ekskluzivisht emisioni Prive By Liberta Spahiu, surpriza më e madhe e këtij projekti fshihej në njërën prej këngëve të reja. Bëhet fjalë për klipin e këngës “My Baby”, ku protagoniste kryesore është Dolce, ish-banorja e njohur me të cilën Londrimi ndau rrugëtimin dhe qëndroi bashkë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Kimia mes dyshes ka qenë mjaft e nxehtë dhe e dukshme përgjatë gjithë videoklipit. Mirëpo, në sekondat e fundit të “My Baby”, Dolce dhe Londrimi kanë shkëmbyer edhe puthje në buzë.

Për të festuar këtë sukses të madh, Londrimi nuk është mjaftuar vetëm me publikimin online. Pikërisht sonte po mbahet edhe një event privat i organizuar nga vetë ai, i dedikuar tërësisht për nder të lansimit të EP-së “El Divo”. Në këtë festë të ngushtë janë mbledhur miq, kolegë, banorë të BBVK dhe personazhe të njohur të showbiz-it për të uruar artistin dhe për të shijuar projektet e tij të reja. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*