Këngëtarja Melinda Ademi ka uruar babanë e saj me rastin e ditëlindjes.
Artistja ka publikuar në Instastory disa fotografi ku shfaqet së bashku me të.
Babai i këngëtares, Safet Ademi, jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fotografitë e publikuara ai shfaqet në formë të mirë dhe me një pamje rinore, shkruan “Kosovarja”.
Përmes urimit të saj, Melinda ka shkruar: “Happy Birthday to my father Safet Ademi. Të dua shumë, babi jem”, duke shprehur kështu dashurinë dhe respektin për të atin.


Leave a Reply