Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka qenë ndër emrat që morën vëmendje në eventin e organizuar nga Tayna, ku ishte e pranishme së bashku me Klodi.
E veshur me një fustan të kuq elegant, Elijona u shfaq në formë të shkëlqyer, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe ndjekësve në rrjetet sociale.
Megjithatë, përveç paraqitjes së saj, një moment i kapur gjatë eventit ka nxitur diskutime online. Në një video të publikuar nga pjesëmarrësit në ngjarje, Elijona shihet e fokusuar në telefonin e saj në një moment kur në skenë po flitej për sukseset e artistes.
Ky detaj nuk u ka shpëtuar ndjekësve, të cilët kanë nisur komente dhe interpretime të ndryshme në rrjetet sociale.
Në event ishte e pranishme edhe Vjosa Osmani, e cila mbajti një fjalim kushtuar Taynës dhe arritjeve të saj në skenën muzikore.
Megjithatë, nuk ka asnjë reagim nga Elijona lidhur me komentet që po qarkullojnë në rrjet, ndërsa videoja vazhdon të shpërndahet dhe të komentohet nga fansat.
Pavarësisht diskutimeve, Elijona mbetet një nga ish-banoret më të ndjekura të BBVK-së, me çdo paraqitje të saj që vazhdon të zgjojë interes të madh te publiku.
Për më shumë shikoni videon e plotë:

Leave a Reply