Miri: “Selin-Gimbo & Mateo-Brikena po shfrytëzojnë lidhjet e tyre”!

Ish-finalisti i BBVA, Miri, ka qenë i ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, ku ka folur pa doreza për rrugëtimin e tij dhe marrëdhëniet me ish-banorët e shtëpisë së BBVA. Gjatë kësaj interviste, ai ka hedhur akuza të forta ndaj dy prej çifteve të këtij edicioni, duke i cilësuar romancat e tyre si strategjike.

Miri deklaroi hapur se çiftet Selin-Gimbo dhe Mateo-Brikena po i përdorin historitë e tyre të dashurisë për vëmendje dhe përfitime personale. Mateo-Brikena dhe Selin-Gimbo, po shfrytëzojnë lidhjet e tyre,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e tyre nuk janë aq të sinqerta sa duken përpara publikut.

I pyetur specifikisht për raportin e tij me Selin pas përfundimit të formatit, ai zbuloi se nuk ka pasur asnjë kontakt me të që nga momenti i eliminimit. Megjithatë, Miri theksoi se nuk mban asnjë lloj mërie dhe nëse do të ndodhte që të kryqëzoheshin diku, nuk do ta kishte absolutisht problem që t’i fliste apo ta përshëndeste.

Miri nuk kurseu sërish Mateon. Sipas tij ai ka qenë banori më fallco të gjithë këtij edicioni të BBVA, duke shtuar se strategjia e tij dhe Brikenës ka qenë e mirëmenduar. “E kanë shfrytëzuar lidhjen brenda, por po e shfrytëzojnë edhe jashtë,” përfundoi ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*