Artistja e njohur, Enca, ka paralajmëruar publikimin e këngës më të re.
Projekti ka të bëjë për lidhjet e dashurisë dhe është i frymëzuar nga një situatë që i ndodhi së fundmi.
“Si po ju shkon situation’ship-i? Mua jo mirë. Por, të paktën kam bërë një këngë super të bukur nga kjo gjë, që mezi po pres ta ndaj me ju”, shkroi Enca.
“Ça u bo me situatën tonë”, shkroi Enca, duke thënë se kënga nuk është baladë, por ka super ritëm.
Data e publikimit ende nuk dihet.


Leave a Reply