Ylli me famë botërore, Dua Lipa, ka treguar gjithmonë se nuk i harron rrënjët e saj dhe mbetet e lidhur ngushtë me artin dhe kulturën shqiptare.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram një dhuratë tejet të veçantë që ka pranuar nga një prej emrave më ikonikë të hip-hopit në Kosovë.
Bëhet fjalë për reperin e njohur Bim Bimma, i cili i ka dhuruar Duas albumin historik të grupit legjendar NR (Egollogjia), të publikuar në vitin 2003 nga Init Productions.
Përveç vlerës nostalgjike dhe artistike të albumit, ajo që ka marrë vëmendjen është dedikimi i ngrohtë dhe plot emocion që Bim Bimma ka shkruar mbi të.
“Dua, të dua! Krenar që t’kemi. Bimi” — shkruhet në mesazhin e reperit, i cili është shoqëruar edhe me një autograf dhe vizatim unik.
Dua Lipa duket se është gëzuar jashtëzakonisht shumë nga ky gjest, duke e shoqëruar foton e albumit me zemra të kuqe, si shenjë mirënjohjeje dhe dashurie për artistin dhe muzikën me të cilën u rritën shumë breza. /Prive By Liberta Spahiu/


Leave a Reply