Reperja e njohur shqiptare Tayna, ka bërë një gjest mjaft emocionues sonte, duke surprizuar maturantët e njërës prej gjimnazeve më të njohura në Prishtinë. Me anë të një postimi në Instagram Story, Tayna ka treguar se ka qenë pjesëmarrëse në mbrëmjen e maturës së gjimnazit “Xhevdet Doda”.
Kjo vizitë e saj nuk ishte krejtësisht e rastësishme. Përmes një postimi në rrjetet sociale ditë më parë, artistja kishte paralajmëruar ndjekësit se po përgatiste një surprizë të madhe për maturantët, duke i bërë të gjithë kuriozë pasi nuk kishte zbuluar asnjë detaj se për cilën shkollë apo qytet bëhej fjalë. Kush do ta mendonte se fatlumët do të ishin pikërisht nxënësit e “Xhevdet Dodës”!
Në pamjet e publikuara sonte, Tayna shfaqet duke hyrë në sallën ku po festonin maturantët.
Tayna u prit me brohoritje, ulërima gëzimi dhe duartrokitje të shumta nga nxënësit.
Përmbi video, këngëtarja ka shkruar: “Unë i mbaj premtimet e mia. Matura 2026”, duke vërtetuar se fjalën e dhënë publikisht ditë më parë e çoi deri në fund. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply