Sinjalet kishin kohë që po zienin nën rrogoz për një rikthim të mundshëm, por tani gjithçka duket se ka kaluar në hapa shumë më konkretë. Me sa duket, marrëveshja e madhe është mbyllur përfundimisht.
Burime të sigurta të Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se nëse nuk ndryshon diçka rrugës, moderatorja e njohur do të rikthehet në ekranin ku nisi gjithçka, duke filluar nga ky sezon i ri televiziv që starton në shtator.
Sigurisht, një rikthim i tillë pritet të ndodhë me një format të rëndësishëm në “prime time”, por plotësisht të përditësuar për t’iu përshtatur kohës. Gjurmët për këtë lëvizje ishin lënë që me dashamirësinë e treguar hapur gjatë Big Brother VIP, kur Ledion Liço i reklamoi brendin e saj, e më pas u përforcuan me daljen e Luanës në një intervistë mjaft miqësore tek “Goca dhe Gra”.
Kujtojmë se ajo i dha lamtumirën Top Channel në vitin 2021, për të vazhduar rrugëtimin në Tv Klan për rreth dy vite, ndërsa në 2025-ën solli Ferma VIP në Vizion Plus. Tani, me sa duket, ka ardhur koha të kthehet tek shtëpia e vjetër. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply