Përmes një postimi në faqen zyrtare, produksioni i serialit “Eşref Rüya” ka konfirmuar se rrugëtimi i tyre televiziv po vjen drejt fundit. Njoftimi i titulluar “Vetëm edhe 3 episode deri në Finalen e Madhe” ka bërë të ditur se historia që mbërtheu publikun para ekranit të Kanal D po përgatitet për mbylljen e saj përfundimtare.
Në deklaratën e tyre, TİMSBİ Productions ka theksuar se “disa histori nuk bëhen të paharrueshme sepse zgjasin shumë, por sepse prekin zemrën”. Sipas produksionit, seriali po përgatitet të përfundojë në një mënyrë që i përshtatet “shpirtit” të tij, duke lënë pas personazhe që do të mbeten gjatë në kujtesën e shikuesve.
Produksioni ka shfrytëzuar këtë moment për të shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuan në këtë “udhëtim të bukur”. Një falënderim i veçantë i është dedikuar audiencës besnike që nuk e la kurrë vetëm serialin, si dhe të gjithë ekipit që punoi me përkushtim prapa kamerave për të sjellë këtë projekt në jetë.
Menjëherë pas postimit, komentet e fansave kanë vërshuar, duke shprehur keqardhjen për këtë vendim të papritur. Shumë prej tyre e kanë konsideruar mbylljen si të parakohshme, duke theksuar se historia kishte ende potencial për t’u zhvilluar, veçanërisht lidhur me personazhet kryesore. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply