Gjithçka nisi kur Sara i drejtohet Mozës me fjalët: “Je kloun i fermës”, duke e thumbuar për sjelljen e saj. Por reagimi i Mozës nuk vonoi aspak — ajo ia kthen menjëherë: “Ik moj sekretarke!”, duke e çuar situatën në një nivel tjetër tensioni.
Përplasja vazhdon me tone edhe më të forta, ku Moza i thotë Sarës: “Ti je parashkollore”, ndërsa Sara nuk përmbahet dhe i përgjigjet: “45 vjeç dhe ke këtë sjellje!”.
Ajo që i ka bërë fansat të shpërthejnë në reagime është fakti se Moza është në të vërtetë 62 vjeç, gjë që e ka bërë debatin edhe më “pikant” dhe viral në rrjet.
Ky shkëmbim replikash ka ndezur rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: disa që mbështesin Mozën për “karakterin e fortë”, dhe të tjerë që kritikojnë tonin e përdorur nga të dyja.
Një gjë është e sigurt: ky debat ka marrë gjithë vëmendjen dhe pritet të ketë jehonë edhe në vazhdim 👀

Leave a Reply