Një moment i papritur dhe mjaft i sikletshëm ka ndodhur gjatë një interviste mes Bledi Manes dhe Gimbos. Teksa biseda po zhvillohej normalisht, Bledi e ndërpret me një pyetje provokuese duke i thënë: “A të të pyes si djali djalit?”
Më pas, ai i drejton një pyetje intime lidhur me jetën personale të Gimbos, duke e vënë këtë të fundit në një situatë të vështirë. Reagimi i Gimbos ishte i menjëhershëm – i kapur në befasi dhe dukshëm në siklet, ai zgjedh të largohet me vrap nga intervista.
Videoja po bën xhiron e rrjetit dhe ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët ndahen mes atyre që e konsiderojnë momentin si humor dhe të tjerëve që e shohin si të tepërt.
Në videon më poshtë mund të ndiqni momentin e plotë.

Leave a Reply