Bojkot dhe akuza të forta! Rogerti shpërthen pas finales së BBVA 5: “Këto gjëra bëhen…”

Finalja e mbrëmjes së djeshme shpalli fitues Selin Bollatin, por pas perdes së spektaklit, reagimet nuk kanë qenë të gjitha aq pozitive.

Rogerti, i cili e la garën i pari nga katër finalistët, duket se është mjaft i zhgënjyer nga rezultati.

Pas eliminimit ai u pa mjaft i tensionuar dhe u largua nga studioja thuajse menjëherë, ndërkohë që e njëjta gjendje ngarkese u vu re edhe tek njerëzit e tij të afërt që po e mbështesnin.

Situata mori një tjetër rrjedhë kur Rogerti nuk u paraqit fare në festën e përbashkët të organizuar për stafin dhe banorët pas përfundimit të programit.

Në vend të kësaj, ish-finalisti u shfaq në rrjetet sociale krah reperit Don Phenom, ku ky i fundit nuk ngurroi ta cilësonte mjaft entuziast si “fituesin e vërtetë”. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarata e vetë Rogertit gjatë videos.

Përmes një mesazhi drejtuar atyre që e kanë suportuar përgjatë rrugëtimit, ai u kërkoi të mos e vrisnin mendjen për eliminimin, duke theksuar një detaj të rëndësishëm: “Këto lojëra janë bërë për politikën vëlla, nuk janë bërë për njerëzit e vërtetë”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*