Tatuazhi i motrës së Mateos bëhet viral në rrjet

Vëmendja e publikut ndaj personazheve të njohur dhe familjarëve të tyre shpesh kalon në “mikroskop”, ku nuk shpëton asnjë detaj.

Së fundmi, në qendër të ironisë dhe komenteve në rrjetet sociale ka përfunduar motra e Mateos, dhe shkak për këtë është bërë një tatuazh në trupin e saj.

Një imazh që po qarkullon me shpejtësi, veçanërisht në platformën TikTok, ka fokusuar tatuazhin e saj në sup, duke nxjerrë në pah atë që ndjekësit e konsiderojnë një gafë të vërtetë.

Sipas përdoruesve të rrjetit, fjala e gdhendur përmban një gabim të dukshëm drejtshkrimor (ku në vend të fjalës “Jetë”, duket të jetë shkruar “Jet”).

Postimi viral nuk e ka kursyer ironinë, duke u shoqëruar me një mbishkrim mjaft thumbues:
“Shumë mirë që bëni tatuazhe, po të paktën bëjini pa gabime drejtshkrimore 🤣🤣”

Ky detaj i vogël ka mjaftuar që fotoja të kthehet në burim komentesh e reagimesh, duke u “kryqëzuar” nga ndjekësit e vëmendshëm.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*