Andrea shpërthen ndaj Fan Club: “U censurua gjithçka, po normalizohet ofendimi ndaj Mateos”

Screenshot

Ish-banori Andrea ka reaguar ashpër pas asaj që ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Fan Club”, duke akuzuar për censurë dhe trajtim të padrejtë ndaj Mateos.

Në një video të publikuar, ai shprehet se situatat ku Mateo është ofenduar, kërcënuar dhe denigruar janë minimizuar apo anashkaluar nga emisioni, duke i cilësuar këto veprime si shqetësuese.

Sipas Andreas, ajo që e ka habitur më shumë është fakti se sjellje të tilla po normalizohen në ekran, ndërsa në të njëjtën kohë, figura e Mateos po minimizohet në lojë.

Ai shton gjithashtu se ish-banorët sillen ndryshe jashtë krahasuar me qëndrimet që mbajnë në studio, duke ngritur dyshime se disa prej tyre mund të ndikohen nga produksioni.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*