“Kemi luajtur si top futbolli me të!” – Rogerti e Selin flasin për Mirin

Ndërsa finalja e madhe e të shtunës po afron, aleancat brenda shtëpisë së Big Brother VIP duken më të lëkundura se kurrë.

Shtëpia më e famshme në Shqipëri po i afrohet fundit të një rrugëtimi epik prej 120 ditësh dhe, kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga nata e madhe, tensioni është në kulm, ndonëse jo çdo gjë po përcillet me debate të ashpra.

Së fundmi, në një moment reflektimi, Rogerti dhe Selin kanë ndarë disa mendime të sinqerta për lojën e Mirit, duke analizuar strategjinë e tij të gjatë.

Duke pranuar me një lloj paaftësie për të ndryshuar rrjedhën e gjërave deri më tani, Rogerti u shpreh:

“Kjo ka qenë loja e Mirit që 120 ditë këtu brenda. Ne kemi luajtur si top futbolli me Mirin,” duke i bërë thirrje Selinit që të mbajnë sytë hapur në këtë metër të fundit, pasi ora tashmë numëron mbrapsht.

Rogerti ka vijuar më tej duke zbuluar detaje që kanë ngritur dyshime të forta mbi vërtetësinë e veprimeve të Mirit, duke pretenduar se kishte vënë re tentativa të tij për të inskenuar një pëlqim ndaj Nikol.

Ai tregoi se Miri i drejtohej Nikol me pyetje të koduara si “A je dakord për atë gjënë?”, dhe kur Rogerti e pyeste për çfarë bëhej fjalë, ai nuk jepte asnjë shpjegim.

“Prandaj unë Mirit nuk i kam besuar fare. Kam shkuar disa herë në Dhomën e Rrëfimit duke thënë se une atij nuk i besoj, se nuk i besoj mor vlla!” rrëfeu ai.

Edhe Selin ka ndarë pakënaqësitë e saj, duke u ndalur te një pretendim i Mirit se ajo e kishte parë atë me një “23-vjeçare”.

Ajo e ka mohuar këtë kategorikisht, duke e cilësuar si një tentativë për të krijuar skenarë të paqenë që ajo as nuk i kishte vënë re.

Beteja finale tashmë është ngushtuar mes katër finalistëve: Selin, Mateo, Miri dhe Rogert.

Kush nga ata do të arrijë të rrëmbejë çmimin e madh dhe të shpallet fituesi i kësaj sfide rraskapitëse?

A do të triumfojë strategjia e Mirit, apo këto zbulime të fundit do të përmbysin parashikimet?

Gjithçka mbetet për t’u parë këtë të shtunë, në një natë që premton të jetë e paharrueshme!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*