Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Brikena ka bërë reagimin e parë publik dhe ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të komunikuar me ndjekësit e saj.
Në një mesazh zanor që po qarkullon në rrjet, ajo shprehet se nuk ka pasur mundësi të reagojë më herët pasi telefoni i saj ndodhet në Kosovë, por ka përdorur telefonin e një shoqeje për t’u dërguar një përshëndetje të gjithë fansave.
Heyyy përshëndetje, Brikena këtu… ju dua shumë të gjithëve, nuk kam reaguar pasi s’e kam telefonin… ju puthi, ju përqafoj shumë shumë…” – dëgjohet të thotë ajo në voice.
❤️ Ajo nuk la pa përmendur edhe Mateon, duke i bërë thirrje publikut për ta mbështetur:
“Shumë suport për Mateon, sepse tani ka shumë nevojë!”
🍫 Në fund, Brikena e mbyll mesazhin me humor dhe pozitivitet, duke premtuar se nuk do të japë më 10, por 20 çokollata, një detaj që ka bërë fansat të reagojnë menjëherë në rrjet.
🔥 Reagimi i saj është bërë menjëherë viral, ndërsa ndjekësit e kanë përgëzuar për energjinë dhe mbështetjen ndaj Mateos.

Leave a Reply