“Mos i trego kërkujt”, motra ia zbulon Kaderit sekretin gjatë intervistës

Në një intervistë për rubrikën “25 Pyetje” të Prive By LS, Kader Kicaj ka folur për raportin me motrën e saj, Lelën, bashkëpunimin në biznes dhe planet që kanë për të ardhmen.

Intervista, e realizuar në lokalin e tyre të ri, solli edhe disa detaje nga përditshmëria e dy motrave, veçanërisht për mënyrën se si i menaxhojnë financat.

Kaderi tregoi se, kur punon shumë dhe fiton para, motra i kërkon t’ia japë asaj për t’ia ruajtur, në mënyrë që të mos i shpenzojë.

Ndërkohë, Lela tregoi se, përveç këshillave për të mos shpenzuar shumë, e porosit motrën që të mos i tregojë kërkujt për paratë.

E pyetur se për çfarë ka gjithmonë të drejtë Lela, por që ajo nuk ia pranon, Kaderi u përgjigj me humor: “Ajo më thotë: ‘Je tu harxhu shumë, ndali shpenzimet’. Unë ia bëj: ‘Jo, se s’jam tu harxhu hiç’”.

Përtej këtij diskutimi, Kaderi zbuloi se biznesi i tyre aktual është vetëm fillimi i rrugëtimit të përbashkët, pasi dy motrat kanë në plan të hapin edhe një biznes tjetër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*