Monika Kryemadhi thyen heshtjen për “Big Brother VIP Albania”, konfirmon rikthimin si opinioniste

Monika Kryemadhi do të rikthehet në kolltukun e opinionistes edhe në edicionin e gjashtë të “Big Brother VIP Albania”.

Pas shumë diskutimeve për emrat që do të komentojnë dinamikat e spektaklit këtë sezon, ka qenë vetë Kryemadhi që i ka dhënë fund dilemës, gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

“Sot më thirrën për të firmosur kontratën dhe je e para që po e bëj këtë njoftim”, është shprehur ajo, duke treguar se e ka shijuar eksperiencën e sezonit të kaluar dhe bashkëpunimin me produksionin.

Me këtë rikthim, Monika shënon edhe një precedent interesant në historinë e formatit. Ajo bëhet opinionistja e parë femër që, pas pesë edicionesh të spektaklit, merr besimin e produksionit për një sezon të dytë radhazi.

Nga Balina Bodinaku, Zhaklin Lekatari, Ori Nebijaj e deri te Neda Balluku, karrigia e opinionistes kishte ndryshuar çdo sezon, ndërsa Arbër Hajdari kishte ruajtur vazhdimësinë e tij që nga edicioni i parë.

Prive By LS kishte raportuar që në tetor se dyshja Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi pritej të vazhdonte bashkëpunimin edhe në edicionin e gjashtë të spektaklit.

Tashmë, rikthimi i Monikës është konfirmuar nga vetë ajo. /Prive By LS/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*