Këngëtarja e njohur Teuta Selimi ka kujtuar së fundmi shokun e saj të ndjerë, Ilirin, i cili është ndarë nga jeta.
Lajmi për humbjen e tij e ka pikëlluar këngëtaren, e cila ka ndarë një dedikim në InstaStory, duke shprehur dhimbjen për mikun me të cilin kishte kaluar shumë vite.
Në mesazhin e saj, Teuta shkruan: “Pusho në paqe, Ilir. Ishe shoku im dhe punuam bashkë për shumë vite! Buzëqeshja jote dhe fjalët e tua do të më përcjellin përgjithmonë. Sa ironike, o Liros”. Përmes këtyre fjalëve, ajo ka shprehur mallin dhe dhimbjen për të, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja e ka ndier thellë këtë humbje, ndërsa kujtimet nga miqësia dhe vitet e kaluara së bashku mbeten pjesë e rëndësishme e dedikimit të saj.



Leave a Reply