Fatjona Krasniqi është banorja që u eliminua të hënën nga Big Brother VIP Kosova 5.
Pas daljes, ajo ka parë të gjitha gjërat e këtij edicioni, e ka marrë mendime të ndryshme.
Në një video në TikTok, thekson se ka pasur përceptim ndryshe për këtë edicion, nga ajo që po sheh jashtë.
E njëjta shton se të gjithë i kanë thënë se ky ishte edicioni më i dështuar i Big Brother.
“Do të thotë kur kam qenë brenda kam menduar që fort jemi duke e çarë në këtë sezon, kur dola jashtë të gjithë po më bëjnë sezoni më i dështuar keni qenë, krejt përceptimi ndryshe kur kam qenë brenda e tani jashtë, nuk e di çfarë po bëhet”, deklaroi mes tjerash.



Leave a Reply