Banori i BBVK-së merr lajmin e ëmbël nga familja përmes një droni

Një lajm të ëmbël nga familja ka marrë banori i “Big Brother VIP Kosova 5”, Fatlum Dreshaj.

Teksa po vazhdon rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së BBVK, Fatlumi është surprizuar përmes një droni, i cili i solli lajmin se është bërë xhaxha.

Përmes mesazhit të vendosur në dron, banori mësoi edhe emrin që familjarët kishin zgjedhur për vogëlushen, Florenca.

“Suksese, axhi Fatlum, nga mbesa më e re, Florenca”, shkruhej në pankartën që shoqëronte dronin.

Lajmi e gëzoi pa masë Fatlumin, ndërsa banorët e tjerë iu bashkuan gëzimit të tij, duke e uruar për ardhjen në jetë të mbesës.

Pamjet nga ky moment janë publikuar edhe në llogarinë zyrtare të Fatlumit në Instagram, me mbishkrimin: “Mirë se erdhe, mbesa ime!”. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*