Një moment emocional është shënuar mes Anjezës dhe Sharrit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.
Teksa këndonin këngë që i referoheshin ndarjes, Anjeza ka zgjedhur t’ia shprehë ndjenjat e saj Sharrit, duke i treguar se sa e lumtur ndihet pranë tij.
“Të dua Sharr, me ty jam e lumtur”, i tha ajo, duke zbuluar se për këtë lumturi i kishte treguar edhe nënës së saj.
“Nënës i thashë atë natë që jam e lumtur”, u shpreh Anjeza.
Ndërkohë, gjatë bisedes me Likin, banorja tregoi se po e shijon kohën që po kalon me Sharrin, duke u fokusuar te momentet që po përjetojnë së bashku brenda shtëpisë.
Raporti mes Anjezës dhe Sharrit vazhdon të marrë vëmendje, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohet marrëdhënia e tyre në vazhdim. /Prive By LS


Leave a Reply