Shyhrete Behluli është bërë nostalgjike për fëmijërinë e saj, falë një momenti të veçantë nga mbesa, Matina.
Këngëtarja e njohur ka ndarë me ndjekësit në Instagram pamje nga programi shkollor, ku mbesa e saj është shfaqur e veshur me veshje tradicionale shqiptare, në prag të festës së 28 Nëntorit.
Ky moment duket se ia ka rikthyer këngëtares kujtimet nga fëmijëria e saj, gjë të cilën e ka shprehur edhe përmes mbishkrimit të publikuar.
“Matina në programin e shkollës, ma kujtoi fëmijërinë time”, ka shkruar Shyhretja, duke etiketuar edhe prindërit e vogëlushes, Leartën dhe Kushtrimin.
Këngëtarja shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta familjare, veçanërisht ato që kalon me nipërit dhe mbesat e saj. /Prive By LS



Leave a Reply