Hande dhe Kerem rikthehen në qendër të vëmendjes me një video, kunati bën reagimin epik

Një reagim me humor nga Caner Yıldırım ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke shkaktuar të qeshura me batutën e tij për inteligjencën artificiale (AI).

Ai publikoi një fotografi nga makina, këtë herë pa syze, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin:

“Edhe një pa syze. Le t’i qaset inteligjenca artificiale të gjitha detajeve të mia”.

Reagimi i tij erdhi pasi aktorja Neslihan Yeldan publikoi një video të krijuar me AI, në të cilën shfaqen Hande Erçel dhe Kerem Bürsin.

Në pamje, Hande shihet duke kënduar, ndërsa Neslihan qëndron mes tyre duke i vëzhguar të dy.

Krahas videos, aktorja shkroi:

“E pabesueshme! Duket si e vërtetë! Kam frikë nga ty, AI :)”.

Videoja riktheu në vëmendje treshen e njohur nga seriali “Sen Çal Kapımı”, ku Hande Erçel dhe Kerem Bürsin luajtën përkrah njëri-tjetrit dhe më vonë patën edhe një romancë jashtë ekranit, e cila zgjati rreth dy vjet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*