Big Brother VIP Albania 6 vjen në dhjetor, konfirmohet nisja e sezonit të ri
Sezoni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” do të nisë në muajin dhjetor.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të spektaklit, ku është konfirmuar rikthimi i formatit në ekran gjatë muajit dhjetor.
Njoftimi ka zgjuar interesimin e fansave, të cilët tashmë kanë nisur të presin me padurim detajet e para për edicionin e ri.
Ndërkohë, mbetet të shihet se cilët do të jenë personazhet që do t’i bashkohen shtëpisë dhe çfarë risish do të sjellë ky sezon.


Leave a Reply