Ndryshimi i Ledionit në prag të “BBVA” befason ndjekësit

Teksa po bëhen përgatitjet për edicionin e ri të “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço ka tërhequr vëmendje me pamjen e tij në një reklamë të realizuar së fundmi.

Moderatori shfaqet ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, duke vënë në pah një ndryshim në fizikun e tij.

Në pamjet e publikuara, Ledioni duket më i dobët dhe me më pak kilogramë. Pamja e tij është më elegante, ndërsa ndryshimi në fizik është i dukshëm.

Reklama ka sjellë në vëmendje edhe paraqitjen e moderatorit në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv.

Ledion Liço pritet të jetë sërish në fokus me angazhimin e tij në “Big Brother VIP Albania”. Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë risish do të sjellë edicioni i ardhshëm i këtij formati.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*