Një video nga dasma e Valdetit dhe Valdrinës po qarkullon së fundmi në TikTok, duke sjellë në vëmendje një moment të bukur nga dita e tyre e veçantë.
Në pamjet e publikuara, çifti shihet teksa del në ambientet e jashtme për të prerë tortën e dasmës, duke ndarë së bashku një nga momentet më të veçanta të festës.
Këto pamje kanë rikthyer vëmendjen te jeta private e Valdetit, i cili aktualisht është pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku po vazhdon rrugëtimin e tij në garë për çmimin e madh. /Prive By LS.


Leave a Reply