Këngëtarja e njohur, Baby G, po përjeton një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj, teksa është në pritje të fëmijës së parë.
Së fundmi, artistja ka realizuar ekografinë e radhës, për të parë nga afër zhvillimin e bebit dhe për të dëgjuar rrahjet e zemrës së tij.
Këto momente emocionuese ajo ka vendosur t’i ndajë edhe me ndjekësit në Instagram Story.
Në fotografinë e parë, ku shihet ekrani i ekografisë, Baby G ka shprehur emocionet e saj me mbishkrimin “Lumturia ime”, e shoqëruar me një zemër të bardhë.
Ndërsa në imazhin e dytë, këngëtarja ka publikuar fotografinë e ekografisë, ku shihet më qartë profili i vogëlushit.
Krahas saj, ajo ka shkruar me humor:
“Po i mbledh buzët hahaha. Definitivisht e ka marrë hundën time.”
Një detaj i ëmbël që tregon se Baby G tashmë po përpiqet të dallojë tiparet e të birit.
Kujtojmë se artistja e bëri publike shtatzëninë më 15 tetor, përmes një seti fotografik artistik buzë detit, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur.
Tashmë, Baby G dhe partneri i saj, Desart Taku, po presin të bëhen prindër për herë të parë. /Prive By LS/




Leave a Reply