18 vite ëndërroi një djalë, Vedati dhe Roela mirëpresin në jetë vogëlushin e tyre

Një lajm i bukur ka ardhur nga çifti i njohur i “Për’puthen”, Vedat Sulemani dhe Roela Meka, të cilët janë bërë prindër të një djali, duke përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vedati përmes një postimi emocionues në Instagram.

Madje Vedati ka zbuluar edhe emrin e djalit, çifti e ka pagëzuar me emrin Adan.

Ardhja në jetë e djalit ka një domethënie të veçantë për Vedatin, pasi, siç ka zbuluar ai, prej 18 vitesh kishte ëndërruar të bëhej baba i një djali.

“Për 18 vite me radhë, e kam ruajtur këtë ëndërr në zemrën time, pa e harruar asnjëherë. Sot, kjo ëndërr u bë realitet. Mirë se erdhe në jetën time, biri im Adan”, ka shkruar ai krahas fotografisë.

Kujtojmë se Vedati është tashmë baba i dy vajzave, njërën nga një lidhje e mëparshme dhe tjetrën, Sielën, me partneren e tij Roelën. Tani, me ardhjen e Adanit, familja e tyre është zgjeruar edhe me një anëtar.

Historia e dashurisë së Vedatit dhe Roelës nisi në emisionin “Për’puthen”, ndërsa marrëdhënia e tyre vazhdoi edhe jashtë kamerave. Çifti mirëpriti vajzën e tyre të parë, ndërsa në qershor të këtij viti konfirmoi se ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Në postimin e tij, Vedati ka shprehur edhe mirënjohjen ndaj Zotit për bekimin e ri, ndërsa ndjekësit kanë vërshuar me urime për ardhjen në jetë të vogëlushit.

Çifti ka zgjedhur emrin Adan për vogëlushin, një emër me domethënie të veçantë, që lidhet me krijimin e njeriut dhe fillimin e jetës.

Urime edhe nga ne ardhja në jetë e djalit! /Prive By LS/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*