Këngëtarja Violeta Kukaj është bërë gjyshe për herë të dytë. Vajza e saj, Njomza, ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Nart.
Me këtë rast, këngëtarja ka ndarë një urim të veçantë për vajzën dhe nipin e saj. Ajo ka publikuar fjalët e saj të përzemërta:
“Mirë se erdhe në jetë, engjëlli ynë i vogël! Të uroj një rritje të mbarë, të shëndetshme e plot lumturi. Nart, Nanushi të do shumë!”.@
Ky është nipi i dytë i Violetës, e cila ka ndarë publikisht gëzimin për ardhjen e tij në jetë, shkruan “Kosovarja”.


Leave a Reply