Çfarë po zihet? Shëndriti ngre dyshime me postimin për BBVA

Gjysmëfinalisti i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Shëndrit Lumi, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në rrjetet sociale, duke lënë vend për pikëpyetje.

Vetëm një orë pasi faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania publikoi promon e parë të edicionit të gjashtë, duke konfirmuar se spektakli do të rikthehet së shpejti, Shëndriti ndau një fotografi që nuk kaloi pa u vënë re.

Në Instastory, ish-banori publikoi një fotografi nga ambientet e Top Channel, ku shihet logoja e Big Brother VIP, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin intrigues “Cooking time”.

Por çfarë po zihet?

Shëndriti nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër lidhur me këtë postim, duke lënë të hapur mundësinë e interpretimeve të ndryshme.

Fakti që postimi vjen pikërisht në ditën kur është paralajmëruar rikthimi i BBVA 6, ngre pikëpyetje nëse ish-banori mund të jetë duke përgatitur ndonjë angazhim të ri që lidhet me formatin.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për një rol të mundshëm të Shëndritit në edicionin e ardhshëm.

A po përgatitet diçka mes Shëndritit dhe Big Brother VIP Albania, apo bëhet fjalë thjesht për një vizitë në ambientet e Top Channel? Kjo mbetet për t’u parë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*