Konfirmohet moderatorja e “Big Talk”, ish-banorja e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, është zyrtarisht pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, por këtë herë në një rol krejtësisht tjetër.

Pas raportimeve të javëve të fundit për angazhimin e saj në televizionin kosovar, tashmë është konfirmuar se Loredana do të jetë moderatorja e emisionit “Big Talk”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, është publikuar paralajmërimi zyrtar i emisionit, duke zbuluar se “Big Talk”, nën moderimin e Loredana Bratit, nis këtë të shtunë, më 7 nëntor, nga ora 18:00.

Ky angazhim shënon një kapitull të ri për Loredanën, e cila pas eksperiencës si konkurrente në BBVA, tashmë do të jetë në rolin e moderatores.

Mbetet të shihet se si do të pritet Loredana nga publiku kosovar në këtë eksperiencë të re televizive.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*