Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP Kosova 5.
Vëllai i Madh i ka besuar banores Anjeza një fuqi të re, e cila ka mundësinë të ndryshojë fatin dhe pozitat e banorëve brenda lojës.
Sipas zarfit të zbuluar nga Vëllai i Madh, Anjeza ka të drejtë të zgjedhë një banor tjetër dhe të ndërrojë vendin ose rolin e saj me të.
Kur u pyet se si do ta përdorë këtë mundësi, Anjeza u shpreh e vetëdijshme për peshën e kësaj vendimmarrjeje, duke theksuar se një lëvizje e tillë mund të sjellë ndryshime të mëdha në rrjedhën e shtëpisë dhe se ajo është gati të marrë përsipër përgjegjësinë.
Mbetet për t’u parë se cilin nga banorët do të shënjestrojë Anjeza dhe si do të ndikojë kjo lëvizje.


Leave a Reply