Anjeza, e limituar në ‘BBVK’ për shkak të të dashurit?

Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza Gubetini, tash e tutje do të jetë në nominim të përhershëm, pasi doli më pak e votuara nga publiku në televotimin e hapur të premten e javës së kaluar.

Ajo tregoi se nuk e priste këtë vendim të publikut.

Ngjarja u komentua edhe në emisionin Ora 7 në Klan Kosova. Grimerja Blerdina Zhitia e komentoi këtë vendim, duke treguar se e priste këtë rezultat.

“Anjeza edhe jashtë ka pasë negativitet prej publikut. Zoja ka më shumë mbështetës” – u shpreh ajo.

Por, mendim ndryshe kishte gazetari Agon Rexhepi, i cili tregoi se e njeh Anjezën nga jashtë dhe se ajo është shumë më e gjallë sesa po duket brenda shtëpisë më të famshme.

Gazetaret Blerina Shoshi dhe Klea Kabashi, ndër të tjera u shprehën se krejt kjo tërheqje e banores mund të jetë strategji e lojës apo edhe një presion që Anjeza e ndjen nga jashtë, ndoshta për shkak të të dashurit të saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*