Modelja e njohur, Beniada Nishani, ka publikuar së fundmi një fotografi që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë. Ajo ka postuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet në krah të partnerit të saj, teksa ndodhen të ulur në krevat.
Ndërkohë bashkëngjitur me imazhin në fjalë, Beniada shprehet se ke gjetur të duhurin kur të bën të gjitha fotot dhe nuk ankohet.
“Është i duhuri kur të bën të gjitha fotot që do dhe nuk ankohet kurrë”, shkruan ish-finalistja e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.
Ndërkohë më herët gjatë vitit, Beniada zbuloi në emisionin “Goca dhe Gra” se ishte në një lidhje dashurie dhe se ishte e lumtur. Në atë kohë, ajo u shpreh se personi që i ka rrëmbyer zemrën është italian dhe se e njihte prej vitesh.



Leave a Reply