Anjeza habit banorin e BBVK 5 pasi i zbulon moshën e saj të vërtetë: “S’po besoj!” (VIDEO)

Një bisedë mes banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5” ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi Anjeza ka zbuluar moshën e saj dhe ka marrë një reagim të papritur nga një prej konkurrentëve.

Teksa po qëndronin në dhomën e ndenjjes, banori e pyeti Anjezën se sa vjeçe ishte, ndërsa ajo iu përgjigj se është 22 vjeçe.

“Sa vjet i ki?”, e pyeti ai.

“22”, iu përgjigj Anjeza.

“Sa? 22? S’po besoj!”, reagoi banori, duke treguar se kishte menduar që ajo ishte më e madhe në moshë.

Anjeza e mori me sportivitet reagimin e tij dhe e pyeti nëse i dukej si 30-vjeçare.

“Pse a? A të dukem si 30?”, ia ktheu ajo.

“Jo, 30 shumë, por t’i kisha dhënë nja 25”, u përgjigj ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*