Akili hyn në BBVK 5 dhe ka një mesazh për Arbana Osmanin: Ja pse vendosa…

Akil Varfi është rikthyer në një tjetër reality show, vetëm pak muaj pas largimit të tij të diskutuar nga “Ferma VIP 3”.

Mbrëmjen e djeshme, 28-vjeçari nga Shkodra u bë zyrtarisht pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ndërsa disa deklarata në klipin e prezantimit janë interpretuar si mesazhe të tërthorta për Arbana Osmanin.

Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes në “Ferma VIP”, Akili pati disa përplasje me moderatoren, të cilat u komentuan edhe në rrjetet sociale. Një prej momenteve më të diskutuara ishte vendimi i tij për të nominuar veten, në vend që të zgjidhte një nga konkurrentët e tjerë.

Në atë periudhë, raporti i tij me Arbanën ishte tensionuar pas disa debateve gjatë spektakleve. Megjithëse Akili konsiderohej nga një pjesë e publikut si një prej konkurrentëve më aktivë, ai u eliminua që në javët e para.

Largimi i tij solli reagime dhe dyshime në rrjetet sociale, ku disa ndjekës pretenduan se rezultati mund të ishte ndikuar nga përplasjet me moderatoren.

Pas daljes nga formati, Akili nuk i kurseu kritikat ndaj moderatores dhe eksperiencës në “Ferma VIP”, duke u shprehur në deklarata të ndryshme se pjesëmarrja në atë program kishte qenë gabimi më i madh i jetës së tij.

Por tashmë, ai ka vendosur ta provojë sërish veten në një format të ngjashëm, këtë herë në Kosovë.

“Unë jam Akili. Jam shkodran, jam 28 vjeç, beqar, pa punë, pa gjë, veç kam ardhur kot”, u shpreh ai me humor në fillim të klipit prezantues.

Më pas, teksa shpjegonte arsyen pse kishte pranuar të hynte në “Big Brother VIP Kosova”, Akili bëri një deklaratë që mund të lidhet me eksperiencën e tij të mëparshme televizive.

“Pse vendosa me hy në Big Brother? E ndjeja shumë të nevojshme me e përfundu një sfidë, një lojë që unë tashmë e kisha nisur”, deklaroi ai, lënë të kuptohet se i referohej eksperiencës në Ferma VIP.

Megjithatë, një tjetër deklaratë gjatë prezantimit ka tërhequr vëmendjen. Duke folur për karakterin e tij dhe situatat që mund ta nxjerrin nga vetja, Akili u shpreh:

“Versionin më të keq të Akilit e nxjerr vetëm kur has kërmij që lepihen për me shku në majë.”

Edhe pse ai nuk përmendi asnjë emër, deklarata ka lënë vend për interpretime, duke marrë parasysh historinë e përplasjeve të tij me Arbanën dhe kritikat që ka bërë pas largimit nga formati i saj.

Për momentin, nuk dihet nëse fjalët e Akilit ishin një mesazh për moderatoren apo thjesht një përshkrim i karakterit të tij.

Ndërkohë, me hyrjen në “Big Brother VIP Kosova 5”, Akili ka një tjetër mundësi për të provuar veten përballë publikut, këtë herë në një garë ku shpreson të qëndrojë më gjatë se në eksperiencën e mëparshme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*